Botërori 2018

Kolumbia rrit gjasat për të kaluar grupin, Polonia përshëndetet nga Botërori

Descriptive Text

Kolumbia ka shënuar fitore të thellë në sfidën e sotme ndaj Polonisë, e cila përshëndetet nga Botërori “Rusia 2018”.

Pas fitores prej 0 me 3 Kolumbia mban gjallë shpresat për të kaluar fazën e grupeve, transmeton Koha.net.

Mina, Falcao e Cuadrado ishin ata që shënuan golat e fitores për Kolumbinë.

Gjithçka do të varet nga ndeshjet e fundit në Grupin H, ku Kolumbia luan ndaj Senegalit që në vendin e dytë ka katër pikë, kurse Japonia si lider i grupit me katër pikë luan ndaj Polonisë. Kolumbia mban vendin e tretë me tre pikë.


Kolumbia trefishon epërsinë ndaj Polonisë

Kolumbia tani po udhëheq 3 me 0 ndaj Polonisë në Botërorin “Rusia 2018”.

Ishte Falcao ai që shënoi për Kolumbinë në minutën e 70, transmeton Koha.net. Kurse pas pesë minutave Jamesi asistoi për Cuadradon për 0-3.

Golin e parë për Kolumbinë e kishte shënuar Mina.


Mina i jep epërsinë Kolumbisë ndaj Polonisë

Kolumbia ka kaluar në epërsi ndaj kombëtares evropiane, Polonisë.

Ishte Mina ai që shënoi në minutën e 40 me kokë pas asistimit nga James Rodriguez, transmeton Koha.net.

Kolumbia deri tani ka dominuar Poloninë.