Botërori 2018

Anglia fiton bindshëm ndaj Panamasë, kalon në fazën tjetër

15:52 - Anglia i është bashkuar Belgjikës nga Grupi G për të siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Në xhiron e dytë, Tre Luanët fituan bindshëm 6 me 1 ndaj Panamasë.

Harry Kane realizoi tre gola, dy tjerë i shënoi John Stones, ndërsa një erdhi nga Jesse Lingard. Për Panamanë realizoi Felipe Baloy.

Belgjika dhe Anglia tani kanë nga gjashtë pikë dhe fituesi i grupit caktohet në xhiron e fundit me përballjen e këtyre dy kombëtareve.


Festë e madhe, Panamaja i shënon Anglisë

15:41 - Tifozët e Panamasë kanë festuar shumë për golin e nderit të arritur ndaj Anglisë në përballjen e sotme në Botëror.

Felipe Baloy realizoi golin e Panamasë në minutën e 78-të për rezultatin 6 me 1 në të mirë të Anglisë.

 


 

 


Hat-trick i Kanet, Anglia po e shkatërron Panamanë

15:24 - Harry Kane ka shënuar edhe golin e tretë personal në përballjen me Panamanë.

Sulmuesi i Tottenhamit shënoi në minutën e 62-të për 6 me 0.


Anglia shënon pesë herë në pjesën e parë ndaj Panamasë

14:47 - Harry Kane ka realizuar edhe një gol nga pika e bardhë për 5 me 0.

 


 


14:39 - Jesse Lingard dhe John Stonesi kanë realizuar edhe nga një gol për Anglinë në ndeshjen me Panamanë.

Tash rezultati është 4 me 0 pas 40 minutash lojë.


 


Kane dyfishon epërsinë e Anglisë ndaj Panamasë

14:25 - Harry Kane ka dyfishuar epërsinë e Anglisë ndaj Panamasë.

Sulmuesi i Tottenhamit shënoi nga penaltia në minutën e 22-të. Ai “bombardoi” portën e Panamasë për 2 me 0.

 


 

 


Anglia në epërsi me golin e bukur të Stonesit

Anglia ka kaluar në epërsi ndaj Panamasë në kuadër të ndeshjes së dytë në Grupin G në Kampionatin Botëror.

John Stones realizoi gol të bukur me kokë nga një distancë e konsiderueshme pas harkimit të Kieran Trippierit.

Anglia po udhëheq 1 me 0 që nga minuta e tetë.