Hazardi kërkon finalen me Belgjikën Foto: Reuters

Hazardi kërkon finalen me Belgjikën

23 qershor 2018 23:36

Ylli belg, Eden Hazard pas fitores prej 5 me 2 ndaj Tunizisë ka treguar për synimet që ka me kombëtaren e tij në Botërorin “Rusia 2018”.

Ai ka thënë se Belgjika e dëshiron finalen, ndërsa thekson se këtë vit kanë ekip shumë të mirë, transmeton Koha.net.

“Ka qenë e lehtë për ne ndeshja e sotme. Mendoj se jemi një skuadër e mirë dhe duam finalen. Katër vite më parë kemi humbur me Argjentinën, por tani gjërat kanë ndryshuar. Jemi më të fortë. Lukaku është një djalosh që meriton gjithçka. Stërvitet për t’u fuqizuar dhe shënon shumë”, është shprehur Hazard.

Ai më tutje ka shtuar se, “luajmë shumë mirë bashkë. Kur ia pasojmë topin para portës, ai nuk gabon. Është në formë shumë të mirë dhe do të vazhdojë të shënojë”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme