Botërori 2018

Kroos: Shumë njerëz donin të na shihnin jashtë Botërorit

Descriptive Text

Ishte Toni Kroos në minutën e fundit shtesë ai që vendosi ndeshjen dytë të fazës së grupeve ndaj Suedisë, 2-1, me një gol magjik nga një kënd shumë i vështirë.

Ishin suedezët ata që kaluan të parët në avantazh, por në pjesën e dytë kampionët e botës arritën të përmbysnin gjithçka, dhe Kroos është kthyer në hero pas gabimit që i dha mundësinë suedezëve të shënonin golin e parë, transmeton kp. 

“Duhet ta fitonim patjetër këtë ndeshje dhe ia arritëm,” shprehet Kroos.“Shumë njerëz donin që ne të largoheshim para kohe nga kjo Kupë Bote, edhe gjermanë, por nuk do t’ia bëjmë aq të lehtë. E merituam fitoren, ushtruam presion, dhe megjithëse nuk krijuam shumë, në fund mjaftoi për të fituar".

Ai më tutje ka shtuar, “tani nuk kemi shumë kohë për të pushuar pasi kemi ndeshjen e radhës ndaj Koresë të cilën duhet ta fitojmë patjetër”.