Trajneri serb: Gjyqtarin do ta dërgoja në Hagë Foto: Reuters

Trajneri serb: Gjyqtarin do ta dërgoja në Hagë

23 qershor 2018 22:44

Trajneri i Serbisë, Mladen Krstajiq pas humbjes së mbrëmshme nga Zvicra është ankuar për referimin.

Ai ka thënë se gjyqtari, Felix Brych e meriton të shkojë në Hagë të gjykohet, transmeton Koha.net.

Mbrëmë Serbia u mposht me dy golat e yjeve shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, që i siguruan fitoren “Helvetëve”, 1-2.

“U vodhëm. Gjyqtarit nuk do ia jepja asnjë karton të verdhë ose të kuq, do ta çoja në Hagë. Pastaj ata mund ta gjykojnë, ashtu siç na bënë neve”, ka thënë Krstajiq sot për mediat serbe, raporton AFP.

Krstajiq gjithashtu ka postuar një foto në Instagram ku është ankuar për drejtësi selektive ndaj serbëve.

“Fatkeqësisht duke sikur vetëm serbët dënohen me drejtësi selektive, njëherë në Hagë, e sot në futboll me VAR-in”, ka shkruar ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme