Botërori 2018

Festë, përleshje, dhe arrestime në Graz pas ndeshjes Serbi - Zvicër

Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës ka sjellë tensione të mëdha në Graz të Austrisë.

Zvicra e mposhti 1 me 2 Serbinë në Rusi me dy golat e shënuara nga Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, transmeton Koha.net.

Përveç festës së shqiptarëve pas ndeshjes ka pasur edhe rrahje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në këtë qytet, që ka rezultuar me reagimin e policisë, që ka arrestuar disa prej tyre.

Një lexues i Koha.net ka dërguar pamje nga momenti i arrestimit të disa personave, si dhe festa e shqiptarëve me thirrjet, “O sa mirë me qenë shqiptar”.