Xhaka: Festa nuk ishte mesazh për kundërshtarin, por për njerëzit që më mbështetin

Xhaka: Festa nuk ishte mesazh për kundërshtarin, por për njerëzit që më mbështetin

22 qershor 2018 23:04

Ylli shqiptar i futbollit, Granit Xhaka, ka komentuar emocionin e tij pas ndeshjes me Serbinë.

“Emocionet ishin të vërteta. 15 minutat e para ne nuk ishim në fushë. Serbia na solli në vështirësi me shumë shansa. Gjatë pushimit vajtonim në kabinë dhe nuk ishim aspak të kënaqur. Këtu erdhi reagimi në pjesën e dytë. Kjo skuadër ka bërë hapa para në përgatitjen mentale. Ne mund të reagojmë ndaj çdo kundërshtari. E pabesueshme! 2:1!”, ka thënë Xhaka për SRF.

Xhaka ka thënë se sot është festë për të gjithë.

“Për mua një lojë tepër speciale. Mijëra njerëz, familja nga Zvicra, nga Shqipëria, nga Kosova më kanë shkruar. Kjo fitore ishte për familjen time, e cila më ka mbështetë çdoherë. Festa nuk ishte mesazh për kundërshtarin. Sinqerisht, ata ishin “scheisse egal” (m*t koti). Festa ishte për njerëzit, që çdoherë më mbështesin, që asnjëherë nuk më lënë në baltë. Në vendlindjen time, ku i kanë rrënjët prindërit e mi. Ishin vërtet emocione të vërteta.”

Komentet

Shto koment

Të ngjashme