Botërori 2018

Polonia me shumë ndryshime kundër Kolumbisë

Polonia do të bëjë ndryshime për ndeshjen e radhës kundër Kolumbisë dhe do të jetë më agresive, që do të jetë edhe çelësi kundër kundërshtarëve që po ashtu janë mposhtur në ndeshjen e parë, ka thënë sulmuesi Dawid Kownacki.

Të dyja këto shtete u mposhtën 2:1 në ndeshjet hapëse të Grupit H, Polonia nga Senegali dhe Kolumbia nga Japonia.

Trajneri asistent, Hubert Malowiejski, ka thënë se ata që nuk treguan paraqitje të mirë me Senegalin do të lihen në bankën rezervë, edhe pse nuk përmendi emra.

Rezultatet e Grupit H kanë qenë ndër më befasueset në Kupën e Botës, me të nënvlerësuarit që i fituan ndeshjet.