Botërori 2018

Nigeria e brishtë përballë Islandës së pathyeshme

Descriptive Text

Nigeria e ka ekipin me moshën mesatare më të re në Kupën e Botës në Rusi, por para ndeshjes me shumë peshë ndaj Islandës brengat janë se problemet e vjetra të skuadrës nigeriane kanë mbetur.

Do të ishte e përshtatshme që gabimet në mbrojtje që sollën humbjen nga Kroacia, të arsyetohen me mungesë të përvojës së lojtarëve. Por Nigeria vazhdon të vuajë shumë pas goditjeve standarde të kundërshtarit, përkatësisht pas rivënieve nga këndi dhe pas krosimeve nga krahët nga goditjet e dënimit. Ato i kushtuan edhe në ndeshjen e humbur 2:0 nga Kroacia, transmeton Koha Ditore.

Prej kur ka debutuar në botëror në vitin 1994, Nigeria ka pranuar 14 prej 27 golave pas situatave të krijuara pas goditjeve standarde. Është shifra më e lartë në përqindje (52%) e ndonjë përfaqësueseje prej atëherë. Këtu përfshihet edhe autogoli në ndeshjen hapëse ndaj Kroacisë.

Ndërkohë organizimi është anë e fortë e Islandës dhe kjo u dëshmua në barazimin impresiv me Argjentinën. Me disiplinë të lartë dhe angazhim, islandezët kanë frustruar argjentinasit, ndërsa krijuan edhe disa raste në ndeshjen e tyre debutuese në Kupë të Botës. 1:1 u mbyll ndeshja ndërmjet Argjentinës e Islandës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).