Botërori 2018

Kroacia në 16 më të mirët, Argjentina buzë eliminimit

Kroacia ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në sfidën e sotme ndaj Argjentinës, 0-3.

Me këtë fitore Kroacia ka siguruar kualifikimin në mesin e 16 ekipeve më të mira të botës, transmeton Koha.net. Përderisa Argjentina rrezikon të mos e kalojë as fazën e grupeve.

Ishte Ante Rebiq që kaloi kroatët në epërsi në minutën e 53 pas një gabimi të portierit argjentinas, Caballero.

Në minutën e 80 ylli i Real Madridit, Luka Modriq shënoi një supergol për epërsinë e dytë të kroatëve. Kurse golin e tretë e shënoi Rakitiq në minutën e 90+2, pas asistimit nga Kovaçiq.

Me gjashtë pikë nga dy ndeshje Kroacia është lider i Grupit D, Islanda e Argjentina kanë nga një pikë dhe Nigeria në vendin e fundit është pa pikë. Nesër luajnë Islandë – Nigeri.


Modriq “shuan” shpresat e Argjentinës me supergol

Luka Modriq ka shënuar një supergol në sfidën ndaj Argjentinës, për epërsinë e dytë të Kroacisë.

Ylli i Real Madridit shënoi gol jashtëzakonisht të bukur në minutën e 80, transmeton Koha.net. Për të asistoi Brozoviq.

Me këtë rezultat shuhen shpresat e Argjentinës për ta kaluar grupin, e në anën tjetër Kroacia siguron kualifikimin nga faza e grupeve.


Kroacia kalon në epërsi ndaj Argjentinës pas gabimit të portierit

Kroacia ka kaluar në epërsi ndaj Argjentinës.

Portieri 36 vjeçar i Argjentinës, Wilfredo Caballero bëri një gabim të rëndë duke i dhuruar topin Ante Rebiqit në minutën e 53, i cili me një goditje të bukur e dërgoi topin në rrjetë, transmeton Koha.net.

Në rast të fitores Kroacia do kalonte fazën e grupeve.