Botërori 2018

Petkoviq: Barazimi jo i kënaqshëm ndaj Serbisë

Serbia e Zvicra do të përballen nesër në Rusi nga ora 20:00, një ndeshje shumë e rëndësishme në Grupin E.

Zvicra vjen pas barazimit me Brazilin, 1-1, kurse Serbia mori pikët e plota ndaj Kosta Rikës dhe është lider i grupit.

“Ne kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer kundër Brazilit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme, kështu që ne duhet të luajmë më mirë kundër Serbisë. Ne duhet të bëjmë çmos për të fituar," tha Petkoviq.

Sa për lojën, Petkoviq theksoi se skuadra e tij nuk do të jetë e kënaqur me barazimin të premten, transmeton kp.

“Ne gjithmonë shkojmë për tri pikë. Ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë, për të drejtuar më shumë kundër tyre sesa për Brazilin, gjithmonë duam të jemi më të mirët, nesër do të jetë e njëjtë dhe ne duhet të përqendrohemi në fushë”, tha Petkoviq.