Botërori 2018

Behrami, “makinë” e lojës

Në prag të ndeshjes së futbollit Zvicër – Serbi, medie përkujtojnë rolin që Valon Behrami pati në ndeshjen kundër Brazilit e cila përfundoi baras me rezultatin 1: 1 edhe pse nga loja doli i lënduar.

“Behrami nuk ka lëndim strukturor të muskulit, do të luajë nesër kudër Serbisë, ka thënë mjeku i kombëtares së Zvicrës Kuno Vecel, transmeton Koha.net.

"Valoni nuk është luftëtar, ai është”, është titulli për përshkrimin e kontributit të tij gjatë lojës me Brazilin.

Behrami kundër Brazilit luajti 71 minuta. Gjatë kësaj kohe, 33 vjeçari me përvojë, ka vrapuar 7,75 kilometra, ka pasur 93,2 pasime të suksesshme dhe i ka fituar 100 për qind duelet në tokë ashtu edhe në ajër. Ka bërë katër faulle, të gjitha ndaj Neymarit, i cili gjatë ndeshjes u faullua 10 herë.

Ndeshja Zvicër –Serbi zhvillohet nesër nga ora 20:00 në Kaliningrad.