Botërori 2018

Ruset dhe tifozët e huaj godasin direkt në dashuri

Descriptive Text

Gjatë një pasditeje në parkun e Moskës, tifozi nga Argjentina, Augustin Otelo, nuk po i numëronte golat e as ndeshjet që i kishte parë në botërorin "Rusia 2018", por numrat e telefonave që i kishte marrë nga femrat ruse.

"Katër!", thotë me krenari inxhinieri 26-vjeçar, që ka të veshur fanellën e Argjentinës dhe po shtyhej me shokët e tij se cili prej tyre kishte siguruar më shumë numra telefoni.

Otelo po shpreson që "faktori ekzotik" i tij do ta ndihmojë për të gjetur dashurinë në kryeqytetin e Rusisë, shkruan sot Koha Ditore.

"Nuk po dimë se çfarë të bëjmë kur nuk po ka ndeshje, kështu që kemi menduar të njohim pak më mirë njerëzit e Rusisë, veçanërisht të afrohemi me femrat", thotë ai.

Tifozët argjentinas po i tregojnë me krenari selfiet me femrat ruse që i kanë në telefonat e tyre dhe po mburren para njëri-tjetrit. Ata gjithashtu po i kërkojnë vajzat ruse në aplikacionin e popullarizuar për takime "Tinder". Otelo pranon se konkurrenca është e madhe.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)