Botërori 2018

Australia ka rastin ndaj Danimarkës të shfaqë potencialin që ka

Danimarka e nisi fushatën e saj në Kupën e Botës me një fitore ndaj Perusë, për të cilën luftoi shumë. Për Perunë ishte paraqitja e parë në botëror që nga viti 1982. Peruja më herët në ndeshje humbi një penallti që u dha falë VAR-it, për një faul ndaj Yussuf Poulsenit. Por më pas Poulsen kaloi në epërsi Danimarkën, herët në pjesën e dytë.

Danimarka e fitoi 1:0 atë ndeshje të luajtur në Saransk, por asaj iu deshën 27 minuta për të dërguar goditjen e parë në portën rivale. Danezët u detyruan të mbrohen për shumicën e kohës në atë ndeshje, por e shohin rastin e tyre në ndeshje ndaj Australisë, që vetëm një herë ka kaluar grupin në Kupë të Botës, në vitin 2006, shkruan sot Koha Ditore.

Pas dorëheqjes shokuese të trajnerit Ange Postecoglou në nëntor, përzgjedhësi i ri i Australisë, Bert van Marwijk ka pasur kohë të limituar për të përgatitur skuadrën. Por skuadra australiane "prodhoi" një paraqitje të mirë ndaj Francës, që është një prej favoriteve të botërorit.

Australia synon të përsërisë suksesin e vitit 2006, por është në situatë jo shumë të favorshme pas humbjes 2:1 nga Franca në Kazan. Franca kishte fituar falë një autogoli në minutën e 81-të.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)