Botërori 2018

“Gjyqtari ia kërkoi fanellën Pepes”

Nordin Amrabat i Marokut ka thënë se gjyqtari Mark Geiger i kërkoi fanellën mbrojtësit të Portugalisë, Pepes, pas takimit në Grupin B të mërkurën.

Dy kombëtaret u përballën në Luzhniki ku Portugalia fitoi 1 me 0 falë golit të Cristiano Ronaldos.

Pepe njihet si lojtar që gjithmonë ka pasur probleme me gjyqtarët dhe sot pati një moment ku ra në qendër të vëmendjes pasi qendërmbrojtësi u akuzua për simulim pas një prekjeje të lehtë nga Medhi Benatia.

“Është e pabesueshme, nuk e di se me çfarë është mësuar ky gjyqtari amerikan. Ai ishte i impresionuar nga Cristiano Ronaldo dhe dëgjova nga Pepe se atij ia ka kërkuar fanellën në pjesën e parë. Jemi në Kupën e Botës, nuk është cirk”, ka thënë Amrabat për “NOS” pas takimit.

Image