Botërori 2018

Ronaldo i siguron fitoren Portugalisë ndaj Marokut

Portugalia ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Marokut në Botërorin Rusia 2018.

Ishte lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ai që ishte vendimtar sërish për Portugalinë, transmeton Koha.net.

Ai shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën e katërt, pas asistimit nga Moutinho.


Ronaldo kalon Portugalinë në epërsi ndaj Marokut

Cristiano Ronaldo është duke kaluar në një formë të shkëlqyer në Botërorin “Rusia 2018”.

Portugezi ka kaluar kombëtaren e tij në epërsi qysh në minutën e pestë duke shënuar me kokë nga afërsia ndaj Marokut, transmeton Koha.net.

Për të asistoi mesfushori i talentuar, Moutinho.

Ronaldo tani ka katër gola në “Rusia 2018”, në dy ndeshje, pasi në ndeshjen e parë ndaj Spanjës kishte shënuar tre gola.