Botërori 2018

Moska në telashe për të mbuluar kërkesat e tifozëve për birra

Tifozët e futbollit të etur për birra rrezikojnë të lënë baret dhe restorantet në kryeqendrën e Rusisë, Moskë, pa birra.

Pronarë të ndryshëm thonë se nuk kanë furnizime të mjaftueshme dhe se po u duhet të presin shumë për sasinë e radhës, përcjell Koha Ditore.

Moska është transformuar nga Kupa e Botës, ku tifozët duke kënduar dhe duke pirë birra po mbushin disa nga baret dhe restorantet rreth Kremlinit e Sheshit të Kuq, raporton Reuters.

"Ne nuk kemi menduar se ata do të duan vetëm birra", ka thënë një kamerier në një restorant në qendër të Moskës.

Kamerieri ka thënë se furnizimet po vonojnë më tepër se zakonisht, së paku 24 orë...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)