Botërori 2018

Portugalia mbështetet te Ronaldo për fitoren e parë

Cristiano Ronaldo është shpresa më e madhe e Portugalisë për fitoren e parë në botërorin "Rusia 2018", të cilën synon ta regjistrojë në përballje me Përfaqësuesen e Marokut.

Në anën tjetër, Ronaldo shihet si kërcënimi kryesor për marokenët pas paraqitjes fantastike që e pati në xhiron e parë. Portugalia në ndeshjen e parë të grupit, barazoi 3:3 me Përfaqësuesen e Spanjës, kurse të tre golat për portugezët i realizoi Rolando, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

Portugalia dhe Maroku do të përballen në "Luzhniki Stadium" të Moskës, të mërkurën (sot, 14:00) në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B.

Maroku në ndeshjen e parë pësoi humbje dhe kjo në minutën e pestë të kohës shtesë përballë Iranit, kur rezervisti Aziz Bouhaddouz shënoi autogol.

Humbja eventuale nga Portugalia do të thoshte eliminim për Marokun. Në xhiron e fundit do të luajë kundër Përfaqësueses së Spanjës dhe në atë ndeshje pritet edhe më pak nga përfaqësuesja afrikane...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)