Botërori 2018

Spanja shpreson të shuajë entuziazmin e Iranit

Fitorja e Iranit ndaj Marokut është e para në botëror prej vitit 1998 dhe e dyta në pesë turne. Kjo fitore i ka mundësuar Iranit që të kryesojë grupin pas barazimit ndërmjet Spanjës e Portugalisë (3:3).

Megjithatë, është një rrugë shumë e gjatë për iranianët përpara se të konfirmojnë kualifikimin në 1/8 e finales, përcjell sot Koha Ditore.

Të gjitha shpresat e Iranit për ta bërë një gjë të tillë, do të jenë në ndeshjen me Spanjën që luhet sot (e mërkurë) në Kazan (20:00), në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B dhe me Portugalinë, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve (25 qershor).

Tash për tash, Irani nuk po mendon për Portugalinë, por për kundërshtaren e radhës, ish-kampione e botës, Spanjën.

Spanja në botëror konsiderohet si një prej favoriteve dhe Irani në këtë përballje shihet si autsajder absolut...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)