Botërori 2018

Gabimet i kushtuan me humbje Polonisë nga Senegali

Autogoli i Ciontekut dhe gabimi i mesfushorit Krychowiak në pjesën e dytë i kushtuan Polonisë me humbje në ndeshjen ndaj Senegalit.

Mbrojtësi realizoi në portën e vet në minutën e 37 ndërsa mesfushori bëri gabimin fatal në minutën e 60 kur Mbaye Niang realizoi për golin e dytë që ishte i paarritshëm për polakët që u zgjuan vonë nga gjumi.

Krychowiak përmirësoi gabimin me golin e realizuar në minutën e 85, por ishte i vonshëm për të nxjerr një rezultat të mirë nga ky takim.


Krychowiaku përmirëson gabimin me gol

Grzegorz Krychowiak ka realizuar gol në minutën e 85 për t’i dhënë shpresë Polonisë që të nxjerr rezultat pozitiv në takimin me Senagalin.

29-vjeçari realizoi për rezultatin 2 me 1 pak minuta pasi bëri gabimin që ia mundësoi Senegalit golin e dytë.

 


Gabimi qesharak i Polonisë ia shton epërsinë Senegalit

Mbaye Niang ka realizuar golin e dytë të Senegalit ndaj Polonisë.

Grzegorz Krychowiak tentoi të kthente topin nga mesfusha për portierin Szcezny, por sulmuesi senegalez shfrytëzoi edhe daljen e portierit për të realizuar golin e dytë që I jep rehati Senegalit në këtë takim.