“Salah s’është në nivel me Ronaldon e Messin”

“Salah s’është në nivel me Ronaldon e Messin”

19 qershor 2018 10:40

Ylli i Liverpoolit dhe Egjiptit, Mohamed Salah, nuk është në një nivel me Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe Neymar, sipas ish-sulmuesit të Rusisë, Dimitri Cheryshev.

Salah ka qenë i papërmbajtshëm sezonin e kaluar me Liverpoolin, duke shënuar 44 gola në të gjitha kompeticionet dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të arrijë finalen e Champions League.

Tani, shpresat e Egjiptit për Kupën e Botës varen nga forma e Salah, i cili nuk ka luajtur për shkak dëmtimi në ndeshjen e parë kundër Uruguait, të humbur 1-0 nga afrikanët.

Gjithsesi, sipas Cheryshev, Salah nuk është në garë për “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës. “Salah është një lojtar i mirë, por jo i madh, që të mund të luftojë për Këpucën e Artë”, ka thënë Rusi.

“Kandidatët për çmimin janë Ronaldo, Messi, Neymar dhe ndoshta Harry Kane. Liverpool e shfrytëzon Salahun në mënyrën e duhur, por nuk është e njëjta gjë kur luan me Egjiptin”.

Rusia do të përballet me Egjiptin të martën në mbrëmje, me vetëdijen se mund të sigurojë një vend në 1/8-at. “Po përgatitemi për Egjiptin”.

“Kam luajtur kundër skuadrave të Hector Cuper në të kaluarën, ai është trajneri më taktik që njoh. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që do të kemi”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme