Rusia thotë se e ka planin për ta ndalur Salahun

Rusia thotë se e ka planin për ta ndalur Salahun

18 qershor 2018 23:42

Fitorja e Rusisë në ndeshjen hapëse kundër Arabisë Saudite i ka qetësuar nikoqirët e garës, rusët, të cilët janë të bindur se kanë plan taktik të aftë për ta ndalur sulmuesin e Egjiptit, Mohamed Salah, ka thënë të hënën trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov.

Rusia do të luajë me Egjiptin në ndeshjen e dytë në Saint Petersburg të martën, dhe është në vendin e parë në Grupin A para Uruguait, për shkak të goldallimit.

“Çdo ekip ka futbollist ndaj të cilit duhet të tregosh vëmendje të veçantë. Nëse e shikojmë ekipin Egjiptit, kanë cilësi, por natyrisht, ai është më i miri. Ne qartë se nuk do të luajmë kundër një lojtari, por kundër një skuadre, duhet ta kemi këtë parasysh”, ka thënë Cherchesov në konferencë për shtyp.

Nikoqirja Rusia ka hyrë në Botëror si ekipi që zë pozitën më të dobët në ranglistën e FIFA-s, dhe ka pasur shumë dyshime në sukseset e tyre. E Cherchesov u pyet pikërisht në atë se sa larg mund të shkojë Rusia në këtë garë, ai ka thënë se po mendojnë vetëm për ndeshjen me Egjiptit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme