Botërori 2018

James Rodriguez mund të mos luajë ndaj Japonisë

Ylli i Kolumbisë, James Rodriguez, që ishte sensacion i Kupës së Botës para katër vjetësh, është në dyshim për të luajtur ndaj Japonisë në Grupin H.

Golashënuesi më i mirë i Botërorit në Brazil me gjashtë gola në pesë ndeshje, mungoi në stërvitje në Kazan të premten për shkak të dëmtimit në muskulin e këmbës së majtë.

26-vjeçari stërviti në Mordovia Arena në Saransk, por ende është në dyshim gjendja e tij fizike.

Rodriguez është njëri ndër futbollistët më të mirë të gjeneratës së tij në Kolumbi që prej vitit 1990.

Për shkak të stilit të lojës, sidomos në Brazil, ai e fitoi respektin e shumë tifozëve në mbarë botën. Pekerman kështu mund ta pushojë Rodriguezin, por e ka asin nën mëngë, sulmuesin Radamel Falcao, që është edhe golashënuesi më i mirë i Kolumbisë. “El Tigre” pritet të debutojë në Botëror, pasi mungoi në 2014-tën për shkak të lëndimit.