Bie nga kati i gjashtë një adoleshent në Moskë

Bie nga kati i gjashtë një adoleshent në Moskë

17 qershor 2018 23:26

Një ri i ka humbur jetën duke rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës në Moskë, në rrethana ende të panjohura.

Policia njoftoi sot se me këtë rast janë lënduar dy persona mbi të cilët kishte rënë i riu, i cili ishte, siç thuhej, i zhveshur. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim në spital, transmetojnë mediat britanike.

Rasti ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Argjentinës dhe Islandës, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, transmeton kp.

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.

Ndryshe, rasti i fundit në Moskë vjen pasi një taksist hyri në turmën e njerëzve në Sheshin e Kuq.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme