Jolie tronditet nga shkatërrimet në Mosul

Jolie tronditet nga shkatërrimet në Mosul

17 qershor 2018 20:59

Aktorja e famshme amerikane dhe e dërguara e OKB-së për refugjatë ka vizituar kampin për refugjatët sirianë në veri të Irakut, për të shprehur mbështetjen për personat e shpërngulur si pasojë e luftës civile në Siri.

Angelina Jolie ka vizituar qendrën e refugjatëve Domiz, në të cilën jetojnë 33.000 refugjatë nga Siria, njoftoi UNHCR.

Ajo më herët vizitoi Mosulin, qytet në veri të Irakut, të cilin forcat qeverisëse vitin e kaluar e kthyen nën kontrollin e tyre. Forcat e ISIS-it kanë mbajtur qytetin nën pushtim për tre vjet dhe e kanë kthyer atë në bazën e “kalifatit”, në një fushatë ushtarake, gjatë së cilës kanë ikur rreth 900.000 qytetarë.

Komiteti i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka publikuar fotografitë në të cilat shihet Jolie gjatë shëtisë në Mosul dhe takimet me familjet nga pjesa perëndimore e këtij qyteti, transmeton ksp.

“Ky është shkatërrimi më i rëndë që kam parë gjatë tërë viteve të punës sime në UNHCR, njerëzit kanë humbur të gjitha, janë të privuar nga të gjitha, nuk kanë barna për fëmijët e tyre dhe shumë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm as shërbime themelore. I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos e harrojnë Mosulin”, deklaroi Jolie.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme