Botë

Antarktida po shkrihet me shpejtësi alarmuese

Antarktida po lëshon alarmin, me rreth tre trilionë tonë akull që u zhduken që nga viti 1992, paralajmëroi një ekip ndërkombëtar ekspertësh në studimin e fundit për akullnajat.

Shkëputja e një ajsbergu në pjesën jugore të Antarktidës, është një tregues kyç i ndryshimeve klimatike.

Sipas ekspertëve niveli ujit është rritur, ndërsa vazhdimi i shkrirjes së akullnajave, rrezikon që të mbulojë disa pjesë të tokës.