Botë

Pas protestave dyjavëshe në Tbilisi, jep dorëheqje kryeministri

Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili, dha dorëheqje, pas një vale protestash antiqeveritare, që kanë tronditur kryeqytetin Tbilisi.

Kvirikashvili njoftoi për vendimin e tij të mërkurën, duke përmendur "mosmarrëveshjet" me udhëheqësin e partisë në pushtet, Bidzina Ivanishvili, si arsye për të.

"Mendoj se është momenti kur një lideri të partisë duhet t'i jepet mundësia për të formuar kabinetin e ri", tha Kvirikashvili.

Ai ka qenë kryeministër qysh në dhjetor të vitit 2015.

Me vendimin e tij për dorëheqje shpërbëhet i gjithë kabineti.

Vala e protestave në Tbilisi ka nisur më 31 maj kundër, siç është thënë, një gabimi të drejtësisë pas vrasjes së dy adoleshentëve në dhjetor.