Botë

Përplasja e dy botëve në “rrugën arabe” të Berlinit

Gjatë Luftës së Ftohtë, “Sonnenallee” ishte një rrugë e pavënë re, me një pikë kontrolli që tërheq vëmendje vetëm për Pashkë, kur berlinasit e Perëndimit i vizitonin të afërmit e tyre në Lindje.

E njohur me nofkën “Bejruti i vogël”, rruga njihet për dyqanet libaneze dhe kafenetë e mbushura me tym cigaresh ku luheshin këngë të vjetra arabe.

Pastaj, më 2015 rrugës iu dha një pamje e re, shkruan Koha Ditore.

Fluksi i refugjatëve, kryesisht sirianë, e shndërroi “Sonnenalleen” në njërën prej rrugëve më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman.

Sot, grumbulli i dyqanxhinjve shtyhen përgjatë tezgave duke shitur pemë e perime. Dy ëmbëltore e vënë në pah praninë siriane – “Idlibi i gjelbër” në cepin verilindor dhe “Damasku” në atë juglindor.

“Bejruti i vogël” u bë i njohur tani si “Rruga arabe”.

Jeta në shoqëri paralele

Berlini ka pasur popullatë arabe qysh prej 1960-s, kur Gjermania atëbotë Perëndimore ftoi me mijëra marokenë si “punëtorë mysafirë” për të ndihmuar në rindërtimin e ekonomisë vendore të pasluftës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)