Botë

Suspendohen policët që rrahën deri në alivanosje të paarmatosurin

Descriptive Text

Shefi i policisë në Mesa të Arizonas ka thënë se ishte shumë i zhgënjyer kur pa një video në të cilën shiheshin kolegët e tij duke e rrahur në person të paarmatosur, raporton CNN.

Një rreshter dhe tre policë janë suspenduar pasi më 23 maj kanë rrahur deri në alivanosje një person para derës së një apartamenti.

Në procesin gjyqësor ndaj tyre është thënë se policët nuk kanë pasur asnjë arsye për ta sulmuar Robert Johnsonin që nuk kishte rezistuar fizikisht, transmeton Koha.net.

Johnsoni së bashku me një shok të tij ishte para apartamentit të ish të dashurës dhe ishte thirrur policia për të reaguar në këtë rast. Në video shihet Johnsoni që ishte urdhëruar nga policia për të qëndruar afër murit dhe nuk reziston pas grushteve që i vijnë nga policët.