Botë

Giuliani: Kim Jong Un i gjunjëzuar luti për mbajtjen e samitit

Këshilltari Ligjor i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani tha sot se vendimi i mëparshëm i Trumpit për të anuluar takimin me liderin e Koresë së Veriut, "e detyroi atë të bie në gjunjë", që takimi të ri-planifikohet.

Giuliani tha në një konferencë biznesi në Tel Aviv, se takimi ishte anuluar pasi Kim Jong Un kishte fyer nënpresidentin e SHBA-së dhe kërcënoi me luftë bërthamore.

Samiti ishte planifikuar të mbahej më 12 qershor, por pas deklaratave nga zyrtarë të Koresë së Veriut, presidenti Turmp kishte anuluar mbajtjen e samitit të dy liderëve. Por zyrtarët e Koresë së Veriut brenda 24 orëve ndryshuan qasje, duke dërguar një delegacion të lartë shtetëror në SHBA, për të biseduar me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, përfshi edhe presidentin Trump, në mënyrë që të arrihet marrëveshja për mbajtjen e samitit historik