Botë

E kaluara e errët e ishullit të vdekjes ku do të takohen Kim dhe Trump

Descriptive Text

Në vendin e pushimores luksoze dikur ishte logori dhe shumë kinezë janë vrarë në plazhe.

Ishulli i bukur Sentos, një vend i lartë turistik në Singapor, me plazhe të bukura, kazino dhe disa nga vendet më të mira të golfit në Azi, do të presë presidentin e SHBA Donald Trump dhe atë të Koresë së Veriut, Kim Jong un javën e ardhshme, shkruan Guardian.

Hoteli Capella do të jetë një vend ku presidentët do të takohen më 12 qershor për të diskutuar denuklearizimin e gadishullit korean. Takimi i tyre vjen disa javë pas takimit midis Kim dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae in.

Dikur ky ishte vend i vuajtjeve, vrasjeve dhe torturimeve të të burgosurve kinezë, britanikë dhe australianë, pas dorëzimit të tyre në duart e japonezëve në vitin 1942.

Vrasjet janë kryer në vendet në të cilat tash është shtëpia e golfit me 18 vrima.

Deri në vitin 1972, ishulli ishte i njohur si Pulau Belakang Mati ose ishulli i vdekjes nga shpina.

Emri i tmerrshëm nuk është përmendur pasi qeveria atëherë vendosi që ishulli të shndërrohet në pushimore. Pavarësisht, të kaluarës së errët, ky ishull është vend ideal për mbajtjen e dy liderëve. Përgatitjet e sigurisë tashmë janë duke u zhvilluar dhe një pjesë e hotelit Capella është mbyllur për arsye sigurie.

Është njoftuar se zona e armëve speciale do të ndalohet, dhe çdo burim tjetër potencial sulmesh dhe policia do të lejohet të kryejë kërkimin për ata që hyjnë në të.

Hoteli është projektuar nga arkitekti britanik Norman Foster, dhe është i vendosur në 30 hektarë tokë të harlisur dhe të pastër. 112 dhoma dhe vila janë ndërtuar në ndërtesa të restauruara koloniale që dikur përfshinin menynë për oficerët britanikë.

Normat e dhomave variojnë nga 425 euro në 6400 euro, që është çmimi i një kështjelle koloniale me tre dhoma. Në këtë hotel kanë pushuar edhe këngëtaret Lady Gaga dhe Madonna.