Snowden thotë se Trumpi e pëlqen më së shumti Putinin

Snowden thotë se Trumpi e pëlqen më së shumti Putinin

27 maj 2018 19:35

Duke folur nëpërmjet një lidhje video nga Moska, ish-spiuni Edward Snowden ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk pëlqen askënd në botë më shumë se presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas Snowdenit, Trumpi është fans i madh i Putinit, transmeton KP.

Siç shkruan “Huffington Post”, Snowden beson që amerikanët s’duhet të besojnë që emisari special për hetime mbi një ndërhyrje të mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Robert Muller, “do të demaskojë” Trumpin për bashkëpunim me Kremlinin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme