Botë

Guterres i shqetësuar që SHBA-ja anuloi samitin me Korenë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka thënë se është "thellësisht i shqetësuar" pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump anuloi samitin bërthamor të parashikuar muajin e ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

"Unë jam thellësisht i shqetësuar nga anulimi i takimit të planifikuar në Singapor në mes të Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Udhëheqësit të Koresë ", tha Guterres pasi paraqiti agjendën e re të OKB-së për çarmatim në Gjenevë, transmeton rel.

"Unë u bëj thirrje palëve të vazhdojnë dialogun e tyre për të gjetur një rrugë", ka shtuar Guterres.

Komentet e tij erdhën menjëherë pas njoftimit të Trumpit se ka anuluar takimin e tij me Kin Jong Un-in.