Botë

Policia e Serbisë vë në pranga 67 persona për drogë

Descriptive Text

Policia e Serbisë gjatë një aksioni të planifikuar ka arrestuar 67 persona, ndërsa ndaj 129 personave tjerë është ngritur akuzë për vepër penale, derisa tetë persona janë prangosur me kërkesë të mëhershme.

Në aksionet e zhvilluara në Beograd dhe Suboticë janë konfiskuar gjithsej 83,1 kilogramë drogë, prej të cilave 82,8 kilogramë marihuanë, rreth 28,6 gramë heroinë, 79,5 gramë kokainë, 116,4 gramë amfetamina, 179 tableta ekstazi.

Po ashtu në territorin e Beogradit dhe Somborit janë zbuluar edhe dy laboratorë për rritjen e marihuanës në kushte artificiale, transmeton KosovaPress.

Policia ka konfiskuar edhe një sasi armësh dhe municion.