Botë

“Nuk po e mbroj, por po e shpëtoj Vuçiqin”

Kryeprokurori special i Malit të Zi deklaroi se organizata kriminale, e cila planifikoi rrëzimin e dhunshëm të pushtetit në Mal të Zi, dëshiron skenar të ngjashëm edhe për Serbinë.

Milivoje Katniq tha në gjykatën e lartë në Podgoricë se ajo që ishte përgatitur atë kohë kundër kryeministrit malazez Millo Gjukanoviq, ishte përgatitur edhe për Serbinë

“Ky grup kriminal është krijuar jo vetëm për shkak të Malit të Zi, por edhe për shkak të rajoneve tjera dhe është e qartë se ka përgatitur situata të ngjashme edhe në Serbi”, tha ai, transmeton KsP.

Ai në gjykimin e grupit prej 14 personave, shtetas rusë, serbë dhe malazezë, të akuzuar për dhunë në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, me qëllim të rrënimit të pushtetit, tha se ky është krim i organizuar dhe “ne këtë e dëshmojmë sot edhe këtu”.

Katniqi tha se nuk po e mbron presidentin serb Aleksandar Vuçiq, por po e shpëton.