Një deputet i Ukrainës thotë se do ta rrëzojë urën e Putinit

Një deputet i Ukrainës thotë se do ta rrëzojë urën e Putinit

22 maj 2018 21:50

Deputeti ukrainas Igor Mosijchuk kërcënoi sot se do të shkatërrojnë urën e Krimesë mbi urën e lumit Kerky, pak ditë pas përurimit të saj nga ana e presidentit rus Vladimir Putin.

Krimeja është pjesë ukrainase, e cila është aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ndërsa ura e përuruar është më e madhja në Evropë prej 19 kilometrash, transmeton kp.

Gjatë përurimit të saj, presidenti Putin tha se kishte arritur të bëjë atë që nuk kishte mundur as cari i Rusisë.

Por, pak ditë pas kësaj vjen kërcënimi nga Kievi zyrtar i cili urën e ngritur e konsideron si “infrastrukturë armiqësore”.

"Ura Kerky është një infrastrukturë armiqësore. Pse është armiqësore? Pasi ajo lidh territorin e pushtuar me tokën e agresorit. Çdo vend normal në botë që është në luftë për territorin e saj, njerëzit e saj, natyrisht, përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën e armikut - urën, stacionin hekurudhor, aeroportin,” tha Mosijchuk.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai do të merrte pjesë personalisht në rrëzimin e urës, deputeti ukrainas u përgjigj se ai me siguri do ta kishte bërë këtë sikur të ishte ministër i mbrojtjes.

Pjesa më e madhe e banorëve të Krimesë, 96.77 për qind, ka votuar për bashkimin me Rusinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme