SHBA kërcënon Iranin me sanksione të forta ekonomike

SHBA kërcënon Iranin me sanksione të forta ekonomike

22 maj 2018 21:10

Shtetet e Bashkuara kërcënuan Iranin me saksione të forta ekonomike nëse Teherani nuk heq dorë nga përpjekjet për prodhimin e armëve bërthamore dhe garanton që inspektorët e Kombeve të Bashkuara të kenë qasje tek të gjitha objektet bërthamore.

Të hënën gjatë një fjalimi në fondacionin konservator Heritage, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo bëri të njohur një listë me 12 kërkesa, që përbën strategjinë e administratës amerikane pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore me Iranit më parë gjatë këtij muaji.

Presidenti iranian Hassan Rouhani nuk u kushtoi rëndësi kërcënimeve.

Shtypi shtetëror iraniane e citon atë të ketë thënë se "bota sot nuk pranon që Shtetet e Bashkuara të vendosin për të . Vendet kanë pavarësinë e tyre".

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha se fjalimi i zotit Pompeo nuk tregon se si largimi i Uashingtonit nga marrëveshja me Iranin, e ka bërë, apo do ta bëjë rajonin më të sigurtë nga kërcënimi i përhapjes së armëve bërthamore, apo se si i forcon pozitat tona për të patur ndikim më të madh tek Irani për çështje të tjera, që nuk janë pjesë e marrëveshjes.

Administrata e presidentit Trump ka premtuar të rivendosë sanksionet që u hoqën si pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e cila u nënshkrua nga Irani, Shtetet e Bashkuara, disa vende evropiane, si dhe Rusia e Kina.

Vendet evropiane po zhvillojnë bisedime me Iranin në një përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen. Por nuk është e qartë nëse përpjekja do të ketë sukses.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme