Shesheli “ka blerë shtëpi” në fshatin ku ka kryer krim lufte Foto: Ilustrim

Shesheli “ka blerë shtëpi” në fshatin ku ka kryer krim lufte

21 maj 2018 18:30

Politikani ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte, tha të hënën se ka blerë shtëpi në Hërtkovci - fshat i Serbisë pranë kufirit me Kroacinë.

Në këtë vend, sipas gjykimit përfundimtar të Gjykatës së Hagës, Shesheli ka kryer krim lufte në vitin 1992, duke bërë thirrje për përndjekjen e kroatëve lokalë, për çka edhe është dënuar me dhjetë vjet burgim, shkruan REL.

Në një konferencë për gazetarët në Beograd, Shesheli, kryetar i Partisë Radikale Serbe, tha se në shtëpinë e tij në Hërtkovci do të jetë zyra e komitetit lokal të radikalëve.

Organet shtetërore nuk njoftuan zyrtarisht nëse Shesheli ka blerë vërtet pronë në Hërtkovci.

Përfaqësues të Komunës Ruma, ku ndodhet Hërtkovci, i thanë Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se në regjistrat zyrtarë aktualisht nuk ka prona nën mbiemrin Sheshel.

Komentet

Dugagjini22/05/2018 13:35

PSE ASKUN NUK përmendet se Në Hrtkovc jon Shqiptart të Asimilum në Kroat. Këta banor jon me perardhe nga Kelmendi dhe ne Hrtkovc asht kisha ë Shën Klementit se ë ndertuan Shqiptart.

Shto koment

Të ngjashme