Kongo do të nisë vaksinimet kundër virusit Ebola

Kongo do të nisë vaksinimet kundër virusit Ebola

20 maj 2018 15:41

Punëtorët shëndetësorë në Republikën Demokratike të Kongos do të nisin të hënën fushatën e vaksinimit, pas shqetësimit se mund të ketë shpërthim të virusit Ebola, ka njoftuar zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë.

Zëdhënësja, Jessica Ilunga ka thënë se 4 mijë doza të vaksinave janë dërguar në qytetin Mbandaka, ku javën e kaluar janë regjistruar rastet e para me virusin Ebola.

Rastet me Ebola në Mbandaka kanë rritur shqetësimet se virusi mund të përhapet edhe në kryeqytetin Kinshasa, ku jetojnë 10 milionë banorë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dërguar 7,540 doza të vaksinave në Kongo.

Zëdhënësi i Qeverisë ka thënë se shtetet partnere kanë premtuar se do të dërgojnë në total 300 mijë vaksina kundër virusit Ebola.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme