Botë

Qeveria e Maqedonisë i përgjigjet asaj greke për propozimin

Descriptive Text

Pas refuzimit të propozimit nga ana e Athinës zyrtare për emrin e ri të Maqedonisë në “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, ka ardhur edhe reagimi i Qeverisë së Maqedonisë ku shpjegon se emri i ri i propozuar është një emër me përcaktim kohorë e cila thirret në data konkrete nga e kaluara dhe është mundësi reale për kompromis duke kënaqur të dyja palët.

Nga Qeveria e Maqedonisë kanë thënë se shpresojnë akoma që propozimi do të mirëkuptohet dhe do të pranohet edhe në Athinë.

“Kryengritja e Ilindenit është luftë e përbashkët e popullit tonë multietnik për të drejtat dhe liritë sociale. Dhe nuk ka aspirata territoriale ndaj asnjë vendi fqinj, duke përfshirë edhe Greqinë. Kjo është lufta e njëjtë e vitit 1903 dhe 1944”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Nga qeveria po ashtu kanë shtuar se bisedimet do të vazhdojnë me palën greke deri në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për kontestin e emrit.