Dy muaj pas helmimit, ish-spiuni rus lirohet nga spitali

Dy muaj pas helmimit, ish-spiuni rus lirohet nga spitali

18 maj 2018 12:21

Ish-spiuni rus Sergei Skripal është liruar nga spitali, më shumë se dy muaj pasi u helmua me agjent të nervave në Salisbury të Britanisë së Madhe.

66 vjeçari ishte gjetur pa ndjenja në një ulëse të parkut në fillimit të muajit mars, së bashku me vajzën e tij, Yulia. Ata u dërguan për mjekim në spital, ku edhe kaluan disa javë në gjendje kritike, përcjell KoosvaPress.

Britania pohon se dyshja është helmuar me një agjent nervor ushtarak, dhe se Rusia qëndron prapa këtij sulmi. Moska vazhdimisht ka mohuar një gjë të tillë, përderisa rasti ka acaruar edhe më shumë marrëdhënien në mes të Perëndimit dhe Rusisë, që kulmoi edhe me dëbimin e diplomatëve nga të dy anët.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme