Botë

Gina Haspel merr miratimin e Komitetit të Senatit për drejtore të CIA-s

Komiteti i Inteligjencës amerikane i ka dhënë dritën e gjelbër nominimit të Gina Haspel për pozitën e udhëheqëses së Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), pavarësisht përfshirjes së saj në torturimin e të burgosurve të rrjetit Al-Kaida në fillim të viteve 2000, transmeton AFP.

Ky Komitet ka votuar në të mirë të Haspel duke dërguar votimin në një fazë tjetër, pasi tani ajo duhet të sigurojë votat nga i gjithë Senati në mënyrë që të zëvëndësojë Mike Pompeon, që tani gjendet në pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Senatori republican John McCain që është torturuar gjatë viteve që ka kaluar si i burgosur në Vietnam, ka bërë thirrje për refuzim të Haspelit, pasi kjo e fundit ka refuzuar të deklarojë se metodat e marrjes në pyetje pas sulmeve të 11 shtatorit kanë qenë “të pamoralshme”.

Haspel, 61 vjeçare, e njohur si specialiste për Rusi, do të bëhet gruaja e parë që do të drejtojë CIA-n.