Biden pendohet që nuk është president i Amerikës

Biden pendohet që nuk është president i Amerikës

01 April 2017 12:45

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden beson se ka mundur të jetë presidenti i zgjedhur sikur të vendoste të garonte vitin e kaluar.

“Përgjigja është se kam planifikuar të garoj për president, dhe pse ka mundur të jetë e vështirë, unë mendoj se kam pasur gjasa të fitoj”, ka thënë BIden në Colgate University. “Nuk e di. Ndoshta jo, por mendoj se kam mundur të fitoj”.

Ish-zëvendëspresidenti ka thënë se faktori kryesor për moskandidim ishte vdekja e djalit të tij, Beau, i cili vdiq pas një beteje të shkurtër me kancerin, transmeton Koha.net.

Biden gjatë pyetjeve dhe përgjigjeve me studentët e këtij universiteti, ka thënë se “humbi një pjesë të shpirtit të tij” me vdekjen e Beaut dhe e ka quajtur djalin si “burri më i mirë” që ka njohur ndonjëherë në jetë.

“Nuk pendohem që nuk kam kandiduar sepse në atë kohë ishte vendimi i duhur për djalin, për mua dhe familjen time”, ka shtuar Biden. “Por a pendohem që nuk jam president? Po.”

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme