Berlusconit i lejohet kthimi në politikë

Berlusconit i lejohet kthimi në politikë

12 maj 2018 14:46

Një gjykatë në Milano ka vendosur që Silvio Berlusconi mund të hyjë në garë për udhëheqje të Italisë, pas dënimit prej 5 vitesh për mashtrim.

Mediat italiane kanë raportuar se Tribunali ka vendosur në favor të kërkesës së avokatëve të 81 vjeçarit Silvio Berlusconi, që për 4 mandate kishte udhëhequr me Italinë.

Dënimi i Berlusconit më 2013, pas zbulimit të aferave korruptive me biznese, i pamundësoj atij të garojë në poste publike.

Ai njihet për afera të mëdha korruptive dhe skandale të tjera.

Sipas mediave italiane, prokurorët ende nuk kanë vendosur nëse do ta dërgojnë për ankesë këtë vendim të Tribunalit.

Berlusconi ka kryer shërbime në këmbim të burgut duke i ndihmuar pacientët e prekur me sëmundjen Alzeimer./Rel

Komentet

Shto koment

Të ngjashme