Botë

Macron merr në Berlin çmimin ”Carlo Magno”, Pionier i rinovimit të ëndrrës europiane

Presidenti francez Emanuel Macron pritet të marrë nesër çmimin ”Carlo Magno”, me motivacionin Pionier kurajoz i rinovimit të ëndrrës europiane. Çmimi do t’i jepet në Aquisgrana me rastin e njëvjetorit të zgjedhjes në Elize’.

“Ështe një mundësi për qeverinë gjermane të japë një përgjigje rreth ëndrrës së rinovimit të Europës” shtoi Juergen Linden, drejtori i çmimit duke motivuar edhe arsyen e zgjedhjes së Macron.

Në ceremoni do të marrë pjesë edhe kancelarja Angel Merkel, e cila do të mbajë edhe një diskutim mbi Europën.

Në qershor Merkel dhe Macron do të paraqesin disa propozime konkrete në Bashkimin Europian.