Botë

Përplasen trenat në Gjermani, dy të vdekur e 14 të lënduar

Dy persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi një tren i pasagjerëve ka goditur një tren me ngarkesë në Gjermaninë jugore të hënën mbrëma.

Policia ka bërë të ditur se të vdekurit janë shoferi dhe një grua që ishte pasagjere. Njëri nga të lënduarit është në gjendje serioze, transmeton kosovapress.

Gjatë 24 orëve të kaluara edhe një aksident tjetër ka ndodhur në Gjermani, ku dy persona mbeten të vdekur në një liqen të Bavarisë, pasi një tren goditi veturën në lëvizje.