Botë

Nesër përfundon stërvitja më e madhe e NATO-s në Detin e Zi

Stërvitja më e madhe të cilën NATO-ja po zhvillohet me shtatë aleatë në Detin e Zi, “Mburoja e Detit 2018” (Sea Shield 2018), ka filluar në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Stërvitja ka nisur më 6 maj dhe mbaron nesër, më 9 maj, ndërsa marrin pjesë Turqia, Spanja, Bullgaria, Rumania, Britania e Madhe, SHBA dhe Greqia.

Në kuadër të Grupit Detar të Përhershëm të NATO-s Nr.2, në stërvitje janë përfshirë tre avionë stacionarë detarë, pesë avionë luftarakë dhe 21 anije.

Brenda këtij viti, NATO-ja planifikon të realizojë 106 stërvitje, ndërsa pritet që aleatët e saj të marrin pjesë në rreth 180 stërvitje kombëtare dhe shumëkombëtare.