Botë

Erdoganin sërish kandidat për president të Turqisë

Descriptive Text

Stamboll, 3 maj – Partia në pushtet në Turqi, Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) zgjodhi zyrtarisht presidentin aktual, Recep Tayyip Erdogan si kandidatin e saj në zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen më 24 qershor, njoftoi sot kryeministri turk, Binali Yildirim.

Ky vendim që pritej, erdhi pasi 316 anëtarët e parlamentit nga partia islamiko-konservatore AKP, votuan për Erdoganin si kandidatin e tyre.

Erdogan mbështetet gjithashtu nga e djathta ekstreme Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), një grup me të cilin ka një marrëveshje elektorale.

Lëvizja kryesore opozitare, Partia e Popullit Republikan (CHP) pritet të shpallë kandidatin e saj para fundjavës.

Edhe partitë më të vogla kanë bërë zgjedhjet e tyre.

Një prej kandidatëve është edhe Meral Aksener, një ish-ministre e Brendshme, e cila kërkon të tërheqë votat e qendrës së djathtë.