Botë

Afër 100 të vdekur në Indi nga stuhia e rërës

Së paku 95 njerëz kanë mbetur të vdekur nga stuhia e pluhurit të ashpër që ka goditur shtetet veriore të Indisë, Uttar dhe Rajasthan.

Stuhia ka ndërprerë rrymën, ka çrrënjosur pemët, si dhe ka shkatërruar shtëpitë duke lënë të ngordhura edhe bagëtitë, raporton BBC, përcjell kp.

Shumica e viktimave kanë qenë duke fjetur në momentin që shtëpitë e tyre janë shkatërruar krejtësisht nga breshëri vetëtimash

Stuhitë e rërës janë shumë të zakonshme në këto pjesë të Indisë, gjatë stinës së verës, mirëpo marrja e jetëve në këtë shkallë, ka qenë e pazakontë deri më tani.

Qeveria ka njoftuar se familjet e të vdekurve do të pranojnë një kompensiim prej afro 5 mijë eurosh. 

{gallery}