Sulme vetëvrasëse në Paksitan, vriten pesë policë

Sulme vetëvrasëse në Paksitan, vriten pesë policë

24 prill 2018 20:15

Tre sulmues vetëvrasës me bomba kanë sulmuar policinë pakistaneze dhe trupat paramilitare, duke vrarë të paktën pesë forca të sigurisë dhe kanë plagosur shtatë të tjerë.

Përmes një deklarate, ushtria ka njoftuar se një sulmues ka shpërthyer pajisjen e tij me eksplozivë në afërsi të një furgoni të policisë që Quetta, në provincën e Baloçistanit, duke vrarë pesë zyrtarë dhe plagosur shtatë të tjerë.

Por, shefi i policisë provinciale. Moazzam Jan Ansari ka thënë se nga ky sulm janë vrarë gjashtë persona.

Ushtria ka thënë se dy sulmuesit e tjerë kanë tentuar që të sulmojnë një pikë-kontrolli të forcave paramilitare në zonën Mian Ghundi, por janë vrarë para se të shpërthenin jelekët e tyre me eksplozivë.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por militantët e Shtetit Islamik operojnë në këtë rajon dhe në të kaluarën kanë marrë përgjegjësinë për sulme të ngjajshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme